U vendos sot gurthemeli i çerdhes së re në Bellanicë të Malishevës, ngjarje në të cilën mori pjesë kryeministri i vendit, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, zëvendësministri i arsimit, Arsim Ademi, dhe deputetë e udhëheqës të institucioneve tjera.
“Çerdhja e re do të ketë katin përdhesë, që përmban hyrjen kryesore, hapësirën e gardërobës së fëmijëve, klasat për fëmijë, kuzhinën dhe tryezarinë, nyjet sanitare në çdo klasë dhe ato për personel, dhomën e takimeve, lavanderinë dhe kthinat teknike të ngrohjes. Po ashtu, kati i parë do të ketë klasa për fëmijë, dhomën e qumështit, zyra e drejtorit, infermieria dhe nyjet sanitare. Ajo do të ketë një sipërfaqe të përgjithshme prej 886 metra katrorë dhe është projektuar të akomodojë 80 fëmijë”, thuhet në njoftimin për media nga ZKM.
“Ne investojmë shumë në arsim, për shkak se investimi në arsim është investimi kryesor në ardhmëri. “Ashtu siç investojmë në arsim, ashtu do ta kemi të ardhmen tonë”, tha Kurti.
Më tej, ai renditi projektet që qeveria po mbështetë dhe financon në këtë komunë, krahas çerdhes së re, të cilës iu vendos gurthemeli sot.
“Në Komunën e Malishevës jemi përqendruar në disa ndërtime, të cilat janë të domosdoshme, si për kuadrin mësimdhënës, ashtu edhe për fëmijët, nxënësit e të rinjtë. Konkretisht, në Dragobin, ndërtimin e shkollës fillore të mesme të ulët “Emin Duraku”, dhe adoptimin e shkollës në çerdhe – e para në vlerë prej 1,176,000 euro, ndërkaq e dyta, pra adaptimi apo renovimi i shkollës për çerdhe, në vlerë prej 400 mijë euro. Përveç tyre, kemi edhe adaptimin apo renovimin e shkollës në çerdhe në Banjë, që ndodhet në fazën e parë, në vlerë prej rreth 280 mijë euro, si dhe adaptimin apo renovimin e shkollës në çerdhe në Banjë gjithashtu, në vlerë prej rreth 130 mijë euro e që ndodhet fazën e dytë”, u shpreh kryeministri.
Ai gjithashtu përmendi edhe investimet në pjerrinë në qasje për persona me aftësi të kufizuar për shkollën “Lasgush Poradeci” në Kievë, si dhe renovimet në nyjet sanitare apo tualeteve të shkollave në Drenoc, Panorc dhe Malishevë. E që së bashku në total përbëjnë një investim të qeverisë prej 3 milionë euro për arsimin në Komunën e Malishevës, gjatë këtij mandati qeverisës.
Duke i uruar për vendosjen e gurthemelit dhe dëshiruar punime të mbara e të shpejta, Kurti falënderoi personelin e gjithë arsimit për kontributin e angazhimin e deritanishëm dhe u zotua që Qeverinë do ta kenë gjithmonë pranë./Arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...