Lëvizja “Politike” bën vendosjen e flamurit të Republikës së Kosovës te Liqeni i Ujmanit.
Me këtë rast Bekim Ibishi nga Lëvizja Politike, tha se qëllimi i këtij aksioni simbolik është që t’i dërgojnë mesazh përfaqësuesve tanë në Uashington se çka po donë t’i japin Serbisë, raporton portali arbresh.info
“Jemi ardhur këtu te liqeni i Ujmanit për të vendosur simbolin Flamurin e Republikës së Kosovës për të shënjzuar se liqeni i Ujmanit dhe Trepça i përkasin Kosovës. Qëllimi i këtij aksioni simbolik është që me i dërgua mesazh përfaqësuesve tanë në Uashingtoni se ka po donë me i dhanë Serbisë. Ne përmes këtij flamuri kemi dashur me tregu që liqeni i Ujmanit është pjesë e Kosovës. Serbia Kosovës i ka marrë boll dhe Kosova nuk pretendon të hakmerret ndaj Serbisë dhe krejt ka mund t’i dhurojë Kosova është fqinjësi të mirë”, ka thënë ai.
Liqeni i Ujmanit ka një sipërfaqe prej 11.9 km2 (4.6 mi) nga të cilat 9.2 km2 në territorin e Kosovës dhe 2.7 km2 (1.0 mi) në territorin e Serbisë. Liqeni është formuar nga rrëzimi i lumit Ibër, i cili rrjedh në liqen./arbresh.info/
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok