Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se sot janë vendosur senzorët tokësorë në rrugët “Selami Pulaha” dhe “Henry Dunant” në lagjen “Ulpiana”.
Në një postim në Facebook, Rama thotë se deri më tani janë instaluar mbi 700 senzorë në të gjithë Prishtinën, dhe synohet që numri të arrijë në 2000, shkruan Arbresh.info.
“Këta senzorë na ndihmojnë të ofrojmë informacion në kohë reale mbi gjendjen e parkingjeve, duke lehtësuar gjetjen e vendeve të lira për qytetarët tanë.”, ka shkruar ai.
“Sivjet, jemi duke e bërë parkimin në kryeqytet më të lehtë, më të organizuar dhe më efikas për të gjithë.”, theksoi ai./Arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza