Tre të rinjë kanë vendosur flamuj shqiptarë tek Ura e Ibrit në Mitrovicë.
Në pjesën që ndan Mitrovicën e Jugut me atë të Veriut, në pamjet që ka siguruar ekipi i arbresh.info në terren, shihen tre djem të rinj duke i vendosur dy flamuj shqiptarë në këtë urë.
Njëri nga flamujt është flamuri “Authoctonous” që u zbulua për herë të parë më 14 tetor në Beograd në ndeshjen Serbi-Shqipëri, ndërsa flamuri tjetër është ai i Dardanisë.
Kjo vendosje e flamujve në këtë pjesë vie pas rritjes së tensioneve në veri të vendit, që filluan me fillimin e gjuajtjes së bombave nga grupet e organizuara serbe një javë më parë, e që po vazhdojnë me hudhje të bombave në lagjen e “Boshnjakëve” dhe te “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicën e Veriut, lagje këto që banohen nga shqiptarë.
Ndërkaq, serbët kanë vendosur barrikada edhe në rrugët që dërgojnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak./arbresh.info/
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç
Foda beson se Kosova është në rrugën e duhur, falënderon tif...
Drenusha plas në vaj, përmend traumat e djalit për shkak të ...
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...