Komuna paralele e Zveçanit ka shpallur ftesë publike për ndarjen e 82 njësive banesore për familjet me gjendje të rëndë sociale në vendbanimin “Lugina e Diellit” në Zveçan, i cili është ndërtuar pa lejen e institucioneve të Republikës së Kosovës.
Për të përfituar banesë kushti kryesor është që ata të cilët konkurrojnë të jenë shtetas të Republikës së Serbisë, shkruan sot gazeta “Zëri”.
“Lugina e Diellit”, një vendbanim krejtësisht ilegal në të ashtuquajturin “Zveçani i Vogël” në Zveçan, do të fillojë t’i pranojë familjet e para, pasi që Komuna paralele e cila udhëhiqet nga ish-ministri Ivan Todosijeviq ka shpallur thirrje publike për ndarjen e 82 njësive banesore për familje me gjendje të rendë sociale.
Ky vendbanim është ndërtuar pa lejen e institucioneve të Republikës së Kosovës, pasi Komuna e Zveçanit nuk e ka përfillur kërkesën e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që të mos fillojë ndërtimi pa u dorëzuar dokumentet e nevojshme, shkruan tutje gazeta “Zëri”
Sipas kësaj thirrjeje publike, do të ndahen 82 banesa: 16 banesa me sipërfaqe 62.96 metra katrorë, 3 banesa me sipërfaqe 79.91 metër katrorë, 18 banesa me sipërfaqe 42.42 metra katrorë, plus 29.34 metra katrorë hapësirë ndihmëse, 30 banesa me sipërfaqe 76.07 metra katrorë dhe 15 banesa me sipërfaqe 75.91 metra katrorë. Sipas shpalljes, ato u janë dedikuar rasteve sociale për banim “në kushte mbrojtëse në kuadër të vendbanimit për kthim “Lugina e Dellit” në lokacionin “Zveçani i Vogël”.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...