Google ADS

Vendosen 22 panele ndriçuese në vendkalime dhe në afërsi të shkollave

08:42 | 10 Tetor 2023
K.B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se janë vendosur 22 panele ndriçuese në vendkalime dhe në afërsi të shkollave.

Rama tha se kjo bëhet për ofrimin e sigurisë për të gjithë, e sidomos për nxënësit e shkollave.

“Ofrimi i sigurisë në rrugë për të gjithë, e sidomos për nxënësit e shkollave tona është ndër prioritetet tona kryesore. Për këtë arsye ne kemi vendosur 22 panele ndriçuese në vendkalime dhe në afërsi të shkollave. Po ashtu kemi vendosur 10 radarë vetëdijësues të shpejtësisë në afërsi të 5 shkollave”, ka shkruar Rama.

Tutje ai tha se këto pajisje do të të regjistrojnë shpejtësinë e lëvizjes së makinave në rrugë

“Këto pajisje do të regjistrojnë shpejtësinë e lëvizjes së makinave në rrugë, dhe masin fluksin e trafikut rrugor”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Të ngjashme