Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim që të refuzohet pjesërisht ankesa e Vetëvendosjes për vendimin e KQZ-së për mos-certifikimin e listës së kandidatëve për deputetë.
Sipas PZAP-së, kandidatët që kanë pasur probleme me ligjin, përfshirë edhe kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, nuk janë certifikuar, shkruan arbresh.info.
Ndërkaq për pjesën tjetër të listës është pranuar ankesa dhe kandidatët janë certifikuar. Rivaliteti politik nuk duhet të përdoret për diskreditim të institucioneve të shtetit.
Përgjegjësia që të ruhet integriteti i institucioneve shtetërore dhe drejtuesve të tyre është e të gjithëve.
Ndryshe, ankesat e këtyre subjekteve politike,janë dorëzuar më 23 janar në PZAP dhe sot ka qenë afati i fundit ligjor për shqyrtimin e tyre.
Ankesa në PZAP kishin dorëzuar disa subjekte politike të minoriteteve si dhe LVV-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate.
KQZ të premten pas një debati të gjatë mes anëtarëve dhe zyrës për certifikimin e subjekteve, ka certifikuar listën e PDK-së, LDK-së atë të Partisë Balliste, Lista SDU, Partia Demokratike e Ashkalinjëve, Lëvizja për Bashkëveprim dhe Lista IRDK.
Ndërsa nuk ka certifikuar listën e AAK-së, LVV-së dhe Nisma-s.
Debati më i madh është bërë pasi një prej atyre që ka dënim të formës së prerë në tri vitet e fundit është edhe bartësi i listës së Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që po ashtu është edhe i nominuar për kryeministër.
VV-ja kishte dorëzuar ankesa na PZAP, ndërsa zyrtarë të lartë të kësaj partie dhe anëtarët e VV-së në KQZ e kanë akuzuar kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka se po merr vendime, sipas preferencave të saj politike.
Gjykata Kushtetuese në dhjetor ka publikuar aktgjykimin, me të cilin e ka shpallur të vlefshme një ankesë të VV’së dhe e ka rrezuar qeverinë e Avdullah Hotit, sepse atë e kishte votuar një deputet që kishte dënim të formës së prerë. /arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...