Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është marr vendimi për decertifikimin e dy kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës.
Sokol Bashota dhe Enver Berisha decertifikohen për të marr pjesë në zgjedhjet për Kryetar të komune dhe Kuvend komunal në komunën e Klinës, raporton arbresh.info
Ndërkaq për kryetar të Klinës është certifikuar Esat Raci.
Kujtojmë se, Sokol Bashota e Enver Berisha ditë më parë janë shpallur fajtor për “mos deklarim ose deklarim të rrejshëm të pasurisë”. Bashota është kandidati i dytë për kryetar komune që nuk certifikohet, pas Sami Lushtakut.
Gjykata Kushtetuese në vendimin për rastin e Etem Arifit në aktgjykimin e saj kishte vendosur që asnjë person që ka dënim të formës së prerë në tri vitet e fundit nuk mund të kandidojë për poste publike.
Mbi këtë vendim në zgjedhjet paralametare të 14 shkurtit, Albin Kurtit ju kishte mohuar e drejta për kandidim për deputet. /arbresh.info/
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...