Në rivotimin përmes postës për kryetar të Dragashit, të drejtë vote do të kenë vetëm votuesit e regjistruar gjatë periudhës 10 korrik-18 gushtë 2021.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e KQZ-së.
Numri i votuesve jashtë Kosovës për Komunën e Dragashit është: 1,090.
“Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm votuesit të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021. Numri i votuesve jashtë Kosovës për Komunën e Dragashit është: 1,090”, ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Gjykata Supreme sot ka vendosur që votimi përmes postës elektronike për kryetar të Dragashit të përsëritet.
Kjo pasi gjatë raundit të dytë të mbajtur me 14 nëntor është vërejtur se ka pasur parregullsi gjatë votimit përmes postës./arbresh.info/
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...