Kryetarja e NDS-së, Emilia Rexhepi, njëherësh kandidate e këtij subjekti për Kryetare të Prizrenit, ka dalë në përkrahje të plotë të Shaqir Totajt për Kryetar të Prizrenit.
Në një tubim të përbashkët, Emilia Rexhepi, e cila është edhe deputete e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Shaqir Totaj e ka përkrahjen e plotë të komunitetit boshnjak në Prizren.
“Shaqir Totaj është kryetar unifikues i gjithë qytetarëve të Prizrenit pa dallim”, ka thënë kryetarja e NDS-së, Emilia Rexhepi.
NDS është subjekti i radhës i komuniteteve në Prizren që është rreshtuar pas PDK-së.
Në përkrahje të Shaqir Totajt për Kryetar të Prizrenit, përveç NDS-së është vënë edhe AAK-ja, partia turke KDTP dhe koalicioni VAKAT.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë