Vendkalimet kufitare të Kosovës, pa pritje të gjata në hyrje dhe dalje të Kosovës

08:34 | 28 Dhjetor 2021
S D

Situata në pikat e kalimit kufitar në të gjithë vendin mëngjesin e sotëm është pa pritje të gjata në hyrje dhe dalje të Kosovës.

Sipas raportit të Qendrës për Menaxhimin Kufitar të orës 08:01, në shumicën prej pikë kalimeve kufitare pritjet nuk shkojnë më shumë se 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Ndryshim bën vetëm vendkalimi në Merdar, ku pritjet janë deri në 15 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Edhe në Jarinjë pritet shkojnë deri në 10 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Kujtojmë se fundviti rikthen në Kosovë një numër të madh të bashkatdhetarëve që zgjedhin vendlindjen për të kaluar festat.

Ndryshe në vendimin e fundit për masat anti-COVID të miratuara nga Qeveria e Kosovës më 01 dhjetor thuhej se çdo person, i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:

-Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19;

-Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë).

-Nga data 3 janar 2022 për të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia sipas pikës 2.1 të këtij (Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë [me dy doza] kundër COVID-19), thuhej në vendim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme