Pas ankesave të disa subjekteve politike, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur të bëjë anulimin e votave nga Serbia dhe njëherësh të rinumërohen 1472 vendvotime.
Ky vendim ka ngjallur pakënaqësi të shumta të dy partive të cilat dolën të parat në zgjedhjet e këtij viti, LDK-së dhe LVV-së.
Nga Lëvizja Vetëvendosje thuhet se tre deputetë të kësaj partie i janë drejtuar Gjykatës Supreme me ankesa lidhur me vendimin e PZAP-së.
E nga Lidhja Demokratike e Kosovës u dorëzua një ankesë, por që ende nuk dihet se nga kush u dorëzua kjo ankesë.
Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, tha për Indeks Online, se ai që pëson nga vendimi i PZAP-së , lidhur me anulimin e votave nga Serbia si dhe rinumërimin e 1472 vendvotimeve, duhet të jetë mashkulli i cili ka marrë më së paku vota nga radhët e LDK-së.
“Nuk e di, unë nuk kam dërgu ankesë në PZAP, kam pas thirrje të shumta sot nga mediat, por matematikisht ai që bie nga lista e LDK-së, patjetër nëse na hiqet një deputet, duhet të jetë mashkull”.
Sipas listës së LDK-së, deputeti mashkull me më së paku vota nga Lidhja Demokratike e Kosovës, është Driton Bislimi, i cili nga këto zgjedhje ka marrë 6889 vota.
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...