Gjykatat Themelore në Prishtinë, të martën, ka shpallur të pafajshëm 12 të akuzuarit në rastin e njohur si “Veteranët”.
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi Ehat Miftaraj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës për të liruar nga aktakuza 12 të akuzuarit për rastin ‘Veteranët’.
Miftaraj ka thënë se pas këtij vendimi duhet të fillojë procesi i Vettingut.
“Të akuzuarit në rastin “Veteranët” shpallen të pafajshëm. Vetëm Vettingu e shpëton këtë vend! Pse ka hezitim prej disa partive me pas VETTING ky rast na e vërteton motivin dhe arsyen”, ka shkruar Miftaraj.
Të akuzuarit në rastin “Veteranët” shpallen të pafajshëm.
VETTING
VETTING
VETTING
VETTING
VETTING
VETTING
Vetem…
Të gjithë të akuzuarit në rastin “Veteranët” janë liruar nga aktakuza në procesin gjyqësor që është mbajtur sot.
Rreth dy vjet prej seancës së parë gjyqësore, sot është përmbyllur gjykimi në rastin e njohur si “Veteranet e rrejshëm”. Të akuzuar ishin: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari, të cilët ngarkohen me veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Të gjithë këta ishin anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas Prokurorisë Speciale, rreth 19 mijë “veteranë të rrejshëm”, persona që nuk i plotësonin kriteret ligjore, ishin futur në listat e veteranëve dhe përfitonin pensione nga shteti.
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...