Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se në rastin e Manastirit të Deçanit, qe situatë komplekse, dhe për të dhënia e 24 hektarëve, nuk ishte aspak vendim i lehtë.
Megjithatë ai në një intervistë për RTK, pati kritika edhe në Gjykatën Kushtetuese së cilës dhe i bëri ftesë që të garojnë në zgjedhjet e ardhshme.
”Mua nuk më pëlqejnë shum vendime që janë marrë para se jam bërë unë kryeministër, por lëre më edhe kur jam kryeministër”, tha Kurti.
”Gjykata Kushtetuese praktikisht, është duke e zëvendësuar Komisionin Parlamentar për Legjislacion. Unë nuk besoj që Gjykata Kushtetuese do duhej ta trajtonte secilin ligj që tejkalon Komisionin Parlamentar për Legjilacion. Në këtë kuptim unë i ftoj Gjykatën Kushtetuese që në zgjedhjet e ardhshme të garojnë edhe ata”, shtoi ai.
”Nuk është e thënë që Gjykata Kushtetuese ta ritrajtojë rastet e Komisionit Parlamentar për Legjilacion. Situata është komplekse, nuk ka qenë aspak vendim i lehtë për neve. Kam vlerësuar që kur prej tri kushteve për anëtarësim në KiE na i kanë hequr dy, na e kanë lënë vetëm njërin, kostoja e bllokimit të këtij kushti, është me e madhe sesa zbatimi i vendimit”, ka deklaruar Kurti.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...