Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat për Manastirin e Deçanit.
Me anë të një postimi në “X”, ajo tha se Sundimi i ligjit është thelbësor për një shoqëri evropiane funksionale, shkruan Arbresh.info.
Von Cramon u shpreh se në vitet e fundit ka kërkuar nga të gjitha qeveritë për zbatimin e këtij vendimi.
“E mirëpres vendimin për të zbatuar përfundimisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit. Sundimi i ligjit është thelbësor për një shoqëri evropiane funksionale. Unë kam kërkuar vazhdimisht të gjitha qeveritë e Kosovës në 4,5 vitet e fundit që të veprojnë për këtë pasi është një hap i domosdoshëm në lidhje me sundimi e ligjit në Kosovë”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/
I welcome the decision to finally implement the CC rulling on @DecaniMonastery.
The rule of law is fundamental to a functioning European society.
I have been repeatedly asking all Kosovo govts in last 4,5 years to act on this as it is a necessary step regarding #RoL in 🇽🇰. pic.twitter.com/ZKJyvNhPMR
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) March 13, 2024
Kujtojmë që sot Qeveria e Kosovës ka urdhëruar që Manastirit të Deçanit t’i jepen pronat sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Kështu ka thënë kreu i qeverisë, Albin Kurti gjatë mbledhjes së sotme.
Kryeministri tha se këtë vendim e ka marrë për ta hequr si kusht për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...