Gjykata Supreme pritet të vendos në gjysmën e dytë të muajit korrik pë rastin që është duke u zhvilluar ndaj ish-komandantëve të UÇK-së, Sami Lushtaku dhe Sylejman Selimi të akuzuar për krime lufte.
Sot është mbajtur seanca gjyqësore në Gjykatën Supreme në rastin e njohur si “Drenica 1”.
Lushtaku e Selimi, në fjalën e tyre para kolegjit të Gjykatës Supreme u deklaruan të pafajshëm duke thënë se akuzat ndaj tyre janë pa fakte dhe argumente, shkruan arbresh.info.
“Akuza kur ka filluar ka filluar me paragjykim, pa fakte dhe argumente. Gjatë gjithë kohës kemi kërkuar që akuza të mbështetet në argumente dhe fakte. Prokurorja Eva Korpi tha një të pavërtetë hala më të madhe, se unë jam bërë komandant i zonës së Drenicës në shtator 1998, e kjo nuk është e vërtetë. Unë jam bërë komandant në 1999 dhe nuk e kam mendjen me i ik përgjegjësisë. E tha një të pavërtet tjetër që unë kam banuar afër Likovcit, ose në Likovc. Më ka ndodhur me flejt afër apo në Likovc por jo me qëdru at”, tha Lushtaku.
Ai tha selufta e UÇK-së ka qenë vullnetare.
Ndërkaq, Selimi tha se një pjesë të luftës e kanë bërë për t’i mbrojtur fëmijët, gratë e shtëpitë e tyre.
“Lufta e UÇK-së asnjëherë nuk ka qenë dëshirë e jona por e domosdoshme, e imponuar. Unë s’i besoj kësaj drejtësie. Ne një pjesë të luftës tonë e kemi bërë për t’i mbrojtur fëmijët, gratë dhe shtëpitë tona edhe pse s’ja kemi arritur qëllimit shumë here. Kemi humbur shumë ushtarë për t’i shpëtuar civilët. Kështu që kam kërkuar edhe në Apel edhe këtu, ju lutem vetëm argumentoni ato për çka po akuzohemi, jemi në rregull. E mbështes deklaratën e mbrojtjes. E kam thënë disa herë që jam i pafajshëm dhe kërkoj vetëm drejtësi”, është shprehur Selimi.
Seanca e sotme ka ardhur pas ankesave të avokatëve për vendimin e Gjykatës së Apelit./Arbresh.info.
Mospërfshirja në listë për zgjedhje, Aliu: Vendim është i im...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...