Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj, sot në një takim të përbashkët janë dakorduar për funksionalizimin e Ekipit Menaxhues për draftimin e Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Me këtë rast, presidenti Thaçi ka thënë se e mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për funksionalizimin e Ekipit Menaxhues për draftimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“E mirëpres gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës që të bëjë funksional Ekipin Menaxhues për draftimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, është shprehur presidenti Thaçi, duke shtuar se “ky është një hap tjetër i rëndësishëm i Kosovës në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare”.
Kreu i shtetit ka thënë se Kosova është e përkushtuar për dialog dhe për të ndërtuar marrëdhënie të mira në mes të të gjitha komuniteteve në Kosovë.
“Kosova është shembull i akomodimit të të gjitha komuniteteve dhe i promovimit të dialogut si mjet i vetëm për ndërtimin e paqes së qëndrueshme, në Kosovë dhe në rajon”, ka përfunduar Thaçi.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?