Misioni në Kosovë i Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE), ka bërë thirrje që të drejtat e komuniteteve joshumicë të respektohen plotësisht.
Në reagimin e tyre, thuhet se ky mision shpreh shqetësimin se futja e rregullorës së re të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit serb në Kosovë, do të ketë ndikim serioz për ata që pagesat i marrin në këtë valutë, shkruan Arbresh.info.
“Megjithatë, Misioni e pranon pranimin e deklaruar të institucioneve të Kosovës se do të ketë ndikim tek ata banorë, si dhe shprehjen e gatishmërisë së tyre për të siguruar një periudhë tranzicioni dhe për të investuar në komunikim më të mirë në mënyrë që të shmangen vështirësitë dhe mungesa e qartësisë për ata që janë prekur.”, thuhet në njoftim.
“Është thelbësore që të drejtat e komuniteteve joshumicë, duke përfshirë komunitetin serb të Kosovës, të respektohen plotësisht dhe të lihet koha për konsultime të nevojshme me të prekurit. Është gjithashtu e rëndësishme që i gjithë komunikimi publik përkatës të jetë në të dyja gjuhët zyrtare”, thuhet në reagimin e OSBE-së.
Po ashtu OSBE thekson se mbyllja e zyrave që ofrojnë shërbime sociale dhe shëndetësore për serbët në komunat Pejë, Istog, Klinë Dragash dhe Prishtinë, do të ketë efekt negativ, duke kufizuar qasjen komuniteteve joshumicë në disa shërbime themelore.
“Mbrojtja e mirëqenies së komuniteteve të prekura, duke përfshirë veçanërisht grupet e cenueshme, duhet t’i jepet përparësi përpara se të zbatohen politika ose vendime të tilla”, thuhet tutje në reagimin e OSBE-së./Arbresh.info/
Statement by the OSCE Mission in Kosovo: pic.twitter.com/wqXvQ4ShGr
— OSCE Kosovo (@OSCEKosovo) February 4, 2024
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...