Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala, ka bërë të ditur se në takimin e mbajtur sot, u procedua për në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës propozim vendimi i qeverisë për masat e emergjencës në lidhje me situatën energjetike në vend.
Shala tha se më në fund, qeveria ka filluar të reflektoj, dhe sipas tij, po orvatet që të kthejë ligjshmërinë e veprimeve të saj në relacion me krizën energjetike të vendit.
“Fatkeqësisht, të gjitha vendimet, transaksionet dhe importet në këtë periudhë krize, janë kryer në mënyrë të paligjshme”, ka shkruar Shala në llogarinë e tij në Facebook.
Më tej, ai tha se qeveria mori vendim që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme dhe emergjente me legjislacionin në fuqi, pas ngritjes së shqetësimeve dhe propozimeve të tyre.
“Kjo dëshmon atë që ne e kemi ngritur si çështje dhe shqetësim, për paaftësinë e Qeverisë që të përballet me sfidat”, ka thënë Shala. /arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...