Vendimi i PZAP-së për Nisman: 12 kandidatë i mbesin jashtë listës për deputet

15:50 | 26 Janar 2021
V. S.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka vendosur për ankesën e Nismas për moscertifikimin e listës zgjedhore të saj.

Sipas vendimit të PZAP-së, 12 kandidatë të Nismas që janë të dënuar me vendim të formës së prerë kanë mbetur jashtë listës zgjedhore pasi që edhe PZAP-ja mori vendim për mos certifikimin e tyre.

Në ndërkohë lista zgjedhore e kësaj partie është certifikuar nga PZAP./arbresh.info/

VENDOS PZAP/Albin Kurti mbetet jashtë listës për deputet

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme