Pas vendimit të Qeverisë në detyrë, që reciprocitetit ndaj Serbisë t’i shtohen masa të reja, në pikën kufitare Merdare, ka numër të vogël të mauneve që hyjnë nga Serbia në Kosovë.
Me vendimin e mbrëmshëm, asnjë maune nuk mund të hyjë në vendin tonë nëse në dokumentet e tyre nuk shkruan “Republika e Kosovës”, shkruan Indeksonline.
Baki Haxhiu nga Dogana, ka folur rreth vendosjes së masave të reja të reciprocitetit, ku tregon që vendimi është duke u zbatuar në përpikmëri deri në këto momente.
Ai thotë që deri më tani, nuk kanë hasur në ndonjë problem, pasi që edhe sot ka qarkullim të vogël të kamionave.
“Nuk kemi ndonjë problem, sot nuk ka edhe qarkullim të madh të kamionave”.
Haxhiu shtoi se sot nuk ka hyrë asnjë kamion në territor të Kosovës, përveç ato që kalojnë tranzit nëpër Kosovë.
“Sot nuk ka hyrë asnjë kamion në territor të Kosovës, veç ato tranzit që shkojnë për Shqipëri, por ato nuk përfshihen në masën e reciprocitetit”, u shpreh ai.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...