Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për të rinumëruar 23 vendvotime për të cilat ka vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa gjatë ditës së sotme.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje të kryesuar sipas radhës nga anëtari i KQZ-së, Eshref Vishi.
PZAP, në vendimin të cilin ia ka dërguar KQZ-së ka kërkuar që të bëhet rinumërimi i të gjitha fletëvotimeve të subjekteve politike Kosovaki Nevi Romani Partia (KNRP) dhe Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PRBEK).
Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve urdhëroi Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve për të filluar sot me rinumërimin e vendvotimeve sipas vendimit të PZAP-it.
Sipas vendimit të PZAP-it, 12 vendvotime janë nga Komuna e Fushë Kosovës dhe 11 tjera nga Komuna e Suharekës.
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...