Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës ka marrë vendim që aplikimi për anëtarësim i Kosovës t’i përcillet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për votim.
Në fakt, ky është hapi i parë në procesin e anëtarësimit. Kjo pasi Asambleja Parlamentare do ta trajtojë aplikimin e Kosovës, në sesionet e rradhës, që janë në muajin qershor ose në muajin tetor.
Sidoqoftë, Komiteti i Ministrave të KiE-së, jepe dhe arsyetimin e vet, përse ka vendosur që aplikimin e Kosovës t’ia kalojë për votim Asamblesë së Përgjithshme të KiE-së.
Aty shkruan se:
-Komiteti i Ministrave të KiE-së, duke rikujtuar vendimin e shprehur në sesionin e 8-të tij, në maj 1951, për t’u konsultuar me Asamblenë Parlamentare përpara se të vendoset për aplikimet për anëtarësim në Këshillin e Evropës në përputhje me dispozitat e Statutit;
-Duke kujtuar Marrëveshjen e Brukselit të 27 shkurtit 2023 dhe Marrëveshjen e Ohrit të 18 marsit 2023 dhe aneksin e zbatimit, të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja të udhëhequr nga Përfaqësuesi i Lartë, dhe rëndësinë që të gjitha palët t’i zbatojnë ato në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim;
-Vendosi t’i transmetojë Asamblesë Parlamentare për konsultim letrën e datës 12 maj 2022 drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës (dokumenti DD(2022)200), pa cënuar shqyrtimin e ardhshëm nga Komiteti i Ministrave të kësaj kërkese për të aderuar në Këshilli të Evropës.
Aktualisht, KiE ka 46 shtete anëtare. Nga ky institucion është përjashtuar Rusia për shkak të agresionit të saj mbi Ukrainë. Pas kalimit të aplikimit në Komitetin e Ministrave, tani fjalën e ka Asambleja e Përgjithshme e KiE-së. Anëtarësimi bëhet me votat e 2/3 të shteteve anëtare./rtk
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030