Google ADS

Vendimi i BQK-së për dinarin, Osmani: Neni i 11 i Kosovës kërkon që të jetë vetëm një valutë

10:56 | 31 Janar 2024
K.B

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka folur para mediave për takimin e djeshëm që kishte me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Osmani tha se kanë diskutuar për shumë çështje, dhe se ia ka prezantuar atij shqetësimet lidhur me draft-statutit.

Ndërsa shtoi se këto komente i kam komentuar më detajisht me zyrtarë të QUINT

“Jam e bindur qe kur do që ky draft shkon në gjykatën kushtetuese në atë moment secili prej nesh do të kemi mundësime qe të tregojmë komentet tona, jam e bindur që gjykata duke marr për bazë vendimin vitit 2015 do t’i jap të drejtën kësaj çështje”, tha Osmani

Sa i përket çështjes për dinarin, Osmani tha se këtë temë nuk ka arritur ta diskutojë me Lajçakun.

Presidentja tha se neni 11 i Kosovës kërkon që të jetë vetëm një valutë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme