Vendimi i Apelit për ZRRE-në, reagon kreu i LDK-së: Kthimi i mjeteve tek qytetarët tanë i domosdoshëm

18:30 | 18 Maj 2022
L G

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka reaguar pas vendimit të GJykatës së Apelit për anulimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për tarifat e reja të energjisë elektrike për tarifat e shtrenjta të rrymës.

Përmes një reagimi për media, Abdixhiku ka thënë se tash e 3 muaj, ZRRE dhe Qeveria e Kosovës, kanë faturuar qytetarët tanë kundërligjshëm, shkruan arbresh.info.

“Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila ka refuzuar ankesën e ZRRE-së si dhe ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë në lidhje me tarifat e shtrenjta të energjisë elektrike”. Tash e 3 muaj, ZRRE dhe Qeveria e Kosovës, kanë faturuar qytetarët tanë kundërligjshëm. Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit si dhe ai i Gjykatës Themelore në Prishtinë, konfirmojnë të gjitha argumentet tona rreth faturimit diskriminues dhe të padrejtë të qytetarëve tanë. Këto argumente ishin injoruar nga pushteti. Insistimi i tyre për të mbrojtur një plaçkë publike, ka marrë sot vulën e dyfishtë të paligjshmërisë”, thuhet në njoftim.

Kthimi i mjeteve tek qytetarët sipas Abdixhikut dhe rishikimi i tarifave të energjisë si dhe shkarkimi i Bordit të ZRRE-së janë hapa të domosdoshëm të qeverisë.

“Kthimi i mjeteve tek qytetarët tanë, rishikimi i menjëhershëm i tarifave të energjisë, si dhe shkarkimi i Bordit të ZRRE-së, janë hapa të domosdoshëm që Qeveria e Kosovës dhe Albin Kurti duhet t’i ndërmarrin sa më parë. Sot kërkojmë përgjegjësi publike nga ata që paligjshëm i shtrenjtuan faturat e energjisë; e që mbrojtën me garancë këtë paligjshmëri. Pjesa tjetër e së vërtetës rreth krizës energjetike – të keqpërdorimit të qindra milionave, pagesave në llogari të fshehta, e vonesës në reagueshmëri – do të zbardhen në Komisionin Hetimor Parlamentar”, thuhet në reagim./arbresh.info/

LEXO EDHE

Apeli anulon vendimin e ZRrE-së për tarifat e shtrenjta të rrymës – Arbresh.info

Të ngjashme