Pas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës, ku obligon të regjistrohen në RKS targat e komunave paralele, dhe reciprocitet për letërnjoftim, është presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ai i cili i është drejtuar popullit serb.
“Ne jemi gjithmonë të gatshëm për dialog, ndërsa disa të tjerë nuk kanë qenë kurrë të gatshëm për një bisedë thelbësore dhe kanë mbështetjen e fuqive perëndimore”, tha ai aktualisht në Tanjug, transmeton klankosova
Ata janë plotësisht të mbështetur nga Britania e Madhe dhe Gjermania, tha Vuçiq, duke iu referuar autoriteteve dhe Qeverisë së Kosovës.
”Ata morën dy vendime në institucionet e tyre të përkohshme. Njëri ka të bëjë me ndalimin e kartave të identitetit në hyrje të krahinës, dhe vendimi tjetër është një vendim me qëllimin e vetëm për të dëbuar serbët nga veriu, për të krijuar një stuhi të re dhe për të bërë fushatë me vite për t’i detyruar serbët të pranojnë targat e tyre”, tha ai.
LEXO EDHE
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell