Google ADS

Vendim: Si do të votojnë të infektuarit me COVID-19 në zgjedhjet e 29 nëntorit

16:27 | 10 Nëntor 2020
L G

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka miratuar udhëzimin administrativ i cili do të përcaktojë mënyrën e regjistrimit të votuesve të infektuar me Covid-19 dhe atyre që janë në vetizolim.

KQZ do të pranojë të dhënat e personave të infektuar me Covid-19 nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Lista do të përfshijë votuesit të cilët sipas udhëzimeve të shëndetësore në ditën e zgjedhjeve nuk lejohen të dalin për të votuar në vendvotim, për shkak të masave të vetizolimit.

KQZ do të formojë një ekip lëvizës i cili do të përbëhet nga katër anëtarë.

Pjesë e këtij ekipi do të jenë kryesuesi dhe dy anëtarë të emëruar nga KQZ’ja, ndërsa anëtari i katërt do të jetë një punëtor shëndetësor i caktuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme