Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë qe me rekomandime të IKSHPK-së dhe me konsultim të MSH-së, është marrë vendim që Lagjia mrapa stadionit në Lipjan të futet në karantinë.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë,
Jemi të detyruar në mbrojtje të shëndetit publik duke u referuar në rekomandimet e IKSHPK-së dhe në konsultim me Ministrin e Shëndetësisë është marrë Vendim nga Ministri i Shëndetësisë që Lagjja mrapa stadionit në Lipjan të futet në karantinë.
Ne jemi të vetëdishëm për nevojat që mund të kenë qytetarët e kësaj lagje dhe ju kërkojmë vetë përmbajtje duke i siguruar që ekipet tona emergjente do jenë afër tyre për çdo nevojë.
Ne kemi përcaktuar ekipet mobile që do të jenë çdo ditë në çdo kohë për tu dal në ndihmë secilës familje që ka nevojë në këtë laxhe.
Në këtë rast falënderoj ekipet emergjente pranë administrates, stafin e mjekëve, Policinë e Kosovës, zjarrëfiksit, Njësin e pastrimit në Lipjan dhe gjitha ekipet tjera mobile që po punojnë 24/7 për të përballuar këtë situat.
Duke ju uruar shërim sa më të shpejtë të diagnostifikuarve me pozitiv të Covid-19, ju ftojmë të kujdesemi bashkë të kalojmë këtë sfidë me disiplinë e kujdes të plotë.
Shtabi Emergjent në Lipjan ka aktiv edhe numrin 0 800 14000 ku qytetarët mund ti adresojnë kërkesat e tyre dhe ky numër është (pa pages).
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...