Vendim i Shpend Ahemtiti: Ju që përdorni produkte pirotenikie dënoheni me 100 euro

10:24 | 26 Dhjetor 2017
M. A.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, së fundmi ka nënshkruar urdhëresën për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe.

Kjo ndalesë vlen për periudhën nga data 30 dhjetor 2017, deri më 3 janar 2018. Ata që veprojnë në kundërshtim me urdhëresën, do të gjobiten në shumën prej 100 eurosh.

Për zbatimin e urdhëresës kujdeset Drejtoria e Inspekcionit.

Më poshtë gjeni të bashkangjitur vendimin:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme