Mëngjesin e së hënës, Policia e Kosovës së bashku me njësitin e Forenzikës kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku të dielën në mbrëmje ndodhi një “luftë” me armë zjarri mes dy bandave, që për pasojë një person mbeti i vdekur dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Njësitet e Forenzikës po bëjnë këqyrjen e vendit të ngjarjes, ku në bazë të pamjeve shihen: Një veturë, një mjet motorik, që nuk duhen ende nëse u takojnë të dyshuarve, apo kanë qenë në vendngjarje kur ndodhi krimi, raporton Arbresh.info.
Ndërkohë, pesë të plagosurit gjenden në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim, ndërsa sipas policisë njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, drejtori i Qendrës Emergjente në QKUK, Naser Syla, i ka bërë të ditur Arbresh.info se të gjithë të plagosurit nuk gjenden më në këtë klinikë, ata janë transferuar në Kirurgjinë Abdominale në QKUK.
LEXO EDHE
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...