Ka shumë raste kur qytetarët përfundojnë në spitale për shkak të helmimit me ushqim të shpejtë.
E gjithë kjo pasi që vendet përfshirë restorantet që përgatisin ushqim të shpejtë jo çdoherë i plotësojnë kriteret e duhura për ta bërë këtë ushqim.
Lamir Thaçi, zyrtar për Informim në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë ka thënë për portalin “Arbresh.info” se për zhvillimin e veprimtarisë hoteliere fillimisht secili subjekt duhet të marrë Pëlqimin Sanitar.
Sipas tij janë disa kritere që duhen përmbushur për këtë veprimtari.
“Kriteret për zhvillimin e veprimtarisë janë,kushtet tekniko sanitare të objektit, (ventilimi, ndriçimi, stabilimentet e punës), kushtet higjieniko sanitare, (mjetet e punës për pastrim, mjetet higjienike, mjetet dezinfektuese), uniformat e punëtorëve, librezat sanitare”, ka thënë ai.
Thaçi ka treguar se gjatë vitit të kaluar janë kryer disa inspektime në këto vende.
“Gjatë vitit 2017 janë kryer 613 inspektime, për restorante dhe janë marrë 1634 mostra për verifikim të kushteve higjienike sanitare të hapësirave dhe ushqimeve që përgatiten në subjekteve ushqimore”, është shprehur ai.
Ndër të tjera Thaçi ka treguar për Arbresh.info se si bëhet importi dhe kontrolli i produkteve ushqimore të cilat importohen në Kosovë.
“Të gjitha produktet ushqimore që importohen në Kosovë në mënyrë të rregullt kontrollohen në pikat doganore ku varësisht nga lloji i produktit i nënshtrohet kontrollit të inspektorëve përkatës. Produktet me origjinë shtazore i nënshtrohen kontrollit të inspektoreve veterinar. Procedurat e kontrollit në kufij ndaj të gjitha produkteve nga secili shtet që vijnë janë të njëjta. Është obligative që dokumentacioni përcjellës i dërgesave në pikat inspektuese kufitare të jetë origjinal dhe sipas rasteve ai verifikohet në bashkëpunim me autoritetin kompetent për ushqim të shtetit ku është prodhuar produkti (vendit të origjinës). Çdo ngarkesë e cila nuk i plotëson kushtet ligjore dhe të sigurisë nuk lejohet të hyjë në treg për konsum”, ka thënë ai.
Ndërsa Drejtori i Klinikës Infektive,Hamdi Ramadani ka thënë për Arbresh.info se gjatë këtyre ditëve kanë pranuar disa anëtarë të së njëjtës familje si pasojë e helmimit nga sallami.
“Këto ditë kemi pranuar 4 anëtarë të një familje (epidemi familjare), të gjithë të helmuar nga ushqimi. Rastet janë nga Novobërda dhe sipas tyre, ata kanë konsumuar sallam. Trajtimi është bërë me terapi adekuate dhe mbështetëse”, ka thënë Ramadani.
Ai po ashtu ka treguar se në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar raste të fruthit dhe gripit.
“Aktualisht në Klinikën Infektive, kemi raste duke u trajtuar nga sëmundja me epideminë e fruthit si dhe epideminë me grip, influencë A dhe B” është shprehur ai./Arbresh.info/R.Rexhepi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...