Vendet e QUINT-it presin që autoritetet kosovare të konsultohen me ta rreth ndërrimit të misionit të FSK-së. Sipas tyre, për Kosovën duhet të jetë prioritet ruajtja dhe zhvillimi i marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë.
Vendet e QUINT-it, respektivisht përfaqësuesit e tyre, të cilët janë me mision në Kosovë, u kanë bërë thirrje autoriteteve kosovare që të mos rrezikojnë me veprime të njëanshme rreth krijimit të ushtrisë.
Sipas tyre, me këtë iniciativë Kosova do ta rrezikonte stabilitetin rajonal, por edhe marrëdhëniet me partnerët e saj ndërkombëtarë. Përkundër këtij paralajmërimi, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dje i ka dërguar një letër të gjatë NATO-s, duke e njoftuar për procesin e formimit të ushtrisë. Thaçi u ka kërkuar miqësisht që t’i marrin në konsideratë të gjitha argumentet ligjore dhe politike të shpjeguara në letër.
Ndërkohë dje Ministria e FSK-së ka njoftuar se ka proceduar në Qeveri projektligjin për krijimin e ushtrisë së Kosovës. E sipas ministrit Demolli, ai ka dhënë mendim pozitiv për projektligjin për shndërrimin e FSK-së në ushtri të Kosovës, por ka zbuluar se njëkohësisht ka dhënë edhe disa propozime që sipas tij duhet të merren parasysh edhe nga presidenti.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...