Anëtarët e Bashkimit Europian kërkojnë të jenë të përfshira në fazën finale të Serbisë e Kosovës që do të shpinte deri te marrëveshja detyruese juridike për normalizimin e marrëdhënieve, marrë para sysh se tash s’e kanë pasqyrën se çfarë duhet të përfshijë dhe cila do të jetë marrëveshja finale.
Burime europiane thonë se anëtarë të BE-së kanë filluar të tregojnë pakënaqësi me jo transparencën rreth dialogut politik, sidomos rreth kapitullit që ka të bëjë me hartimin e marrëveshjes finale gjë që, thotë rel në gjuhën serbe, u theksua të premten e shkuar në takimin kur përfaqësues të Shërbimit të BE-së për Politikë të Jashtme gojarisht i njoftuan përfaqësuesit e vendeve të BE-së për procesin e dialogut.
Burime nga ky takim kanë thënë se anëtarët nuk janë të kënaqur pse ja ë përjashtuar tërësisht nga dialogu, marrë para sysh se ekipi i cili në Bruksel udhëheq dialogun, në asnjë moment s’i konsulton vendet anëtare, e as ato që konsiderohen më shumë të rëndësishme.
“Dialogu po hyn në fazën kritike, ndërsa vendet e anëtare nuk janë përfshirë në hartimin e marrëveshjes finale e cila do të jetë historike. Kemi dyshime se Fedrica Mogherini çdo gjë po e mban të fshehtëi”, ka thënë burimi diplomatik që ka marrë pjesë në atë takim.
Ai ka shtuar se raportet e ekipit të Federica Mogherinit për dialogun janë kryesisht “sipërfaqësorë me notë pozitiv” me të vetmin pohim se Serbia e Kosova janë të përkushtuara për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, përcjell Koha.net .
Për këtë arsye, anëtarët e BE-së nuk kanë pasqyrë se çka do të përfshijë ajo marrëveshje dhe cila do të jetë përmbajtja e marrëveshjes përfundimtare.
Theksohet se ata që po udhëheqin dialogun “nxitojnë për kalendarin e jo për thelbin”, sepse arritja e marrëveshjes së paralajmëruar përputhet me përfundimin e mandatit të Federica Mogherinit të cilës marrëveshja historike ndërmjet Kosovës e Serbisë do t’i shërbejë si trashëgimi politike.
Ndaj, anëtarët e BE-së kërkojnë që ekipi i tij të jetë më i hapur dhe që vendet e Unionit të përfshihen në hartimin e marrëveshjes finale që do të shpinte në normalizim të përgjithshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, transmeton Koha.net. Njëri nga hapat për të cilin tash po bisedohet, është ideja që kjo çështje të futet në samitin e qershorit në të cilin shefat e shteteve dhe të qeverive të BE-së do të bisedojnë për rrethanat në Ballkanin Perëndimor .
Një burim diplomatik ka pohuar se po punohet që njëra nga pikat përfundimtare të jetë kërkesa që vendet e BE-së të përfshihen në përgatitjet për marrëveshjen gjithëpërfshirëse ndërmjet Serbisë e Kosovës. Kompetentët për Ballkanin nga vendet anëtare këto ditë po takohen rregullisht për të përgatitur projekt përfundimet i cili formalisht do të miratohej në samitin e 28 dhe 29 qershorit./koha.net/
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...