Si luftohet terrorizmi në rrjetin social duke respektuar privatësinë? Është një nga pyetjet që shtron Mark Zuckerberg në Facebook, edhe në lumin e kritikave ndaj tij javën kaluar, pas shkrimit të The Guardian mbi rregullat e heqjes së postimeve.
Rrjeti social shpjegon dhe se si po e përdor inteligjencën artificiale për këtë qëllim.
“Shoqëria e rritur në rrjetet sociale”, kështu përcaktohet, dhe Zuckerberg kërkon ndihmën e përdoruesve për tu përmirësuar duke hapur blogun “Hard Questions” (Pyetje të vështira), ku pyet veten dhe 2 miliardë personave që e përdorin. “Pozicioni ynë ndaj terrorizmit është mjaft i qartë: nuk duhet të gjejë vend askund, as në Facebook as në internet”, shpjego platforma që bën pyetje pas pyetje, transmeton tch.
“Si të vendosim cilat postime të heqim? Çfarë duhet ti ndodhë identitetit online të një personi pas vdekjes së tij? Si të përdorim të dhënat që kemi pa thyer raportin e besimit me përdoruesit tanë?”. Më pas vjen pyetja e pyetjeve: “Si të sigurohemi që rrjetet sociale janë një e mirë për demokracinë?”. “Është një debat që do të zgjasë me vite. Por kemi përgjegjësinë të impenjohemi për sigurinë e komunitetit tonë”, përfundon Zuckerberg.
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar