Është tërhequr propozimi për caktimin e masës së sigurimit të bërë nga Xhelal dhe Arben Berisha kundër ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Mirëpo edhe pse është bërë kjo tërheqje vëllzerit Berisha qëndrojnë parapa kërkesës për dëmshpërblim prej 250 mijë euro.
Përfaqësuesja e palës paditëse, avokatja e familjes Berisha, Shpresa Berisha-Rexhepi tha se gjykata me vonesë ka caktuar seancën dhe ka dështuar të marr vendim për shpifjen, transmeton arbresh.info.
Sipas saj, janë ndalur deklarimet të cilat paraqesin shpifje dhe fyerje, dhe për këtë arsye pala tërhiqet nga propozimi për caktimin e masës së sigurisë.
“Gjykata pas gjysmë viti ka caktuar seancën. Meqë gjykata ka dështuar në marrjen e vendimit për shpifje. Meqenëse nga propozimi i ushtruar kanë kaluar gjysmë viti e meqenëse e paditura e ka ndal shpifjen ndaj familjes Berisha dhe nuk e ka përsëritur më dhe e paditura nuk ka ndërhyrë në këtë rast, prandaj tërhiqemi nga kërkesa për caktimin masës së sigurisë”, tha avokatja Berisha-Rexhepi.
Avokatja Berisha -Rexhepi tha se ndryshimi i rrethanave e ka bërë të panevojshme caktimin e masës së sigurimit dhe nuk ekziston kurrfarë rreziku, i cili mund të evitohej me masën e caktuar.
Mbrojtësi i Atifete Jahjagajt, avokati Arianit Koci tha se padia ishte e paafatshme.
“Më vjen mirë që janë tërheqë nga kërkesa par caktim të masës së sigurisë. Padia është e paafatshme dhe e pabazuar”, tha Koci./arbresh.info/
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?