Vëllau i Liridona Ademajt: Besojmë në drejtësinë e Kosovës, le të jetë i fundit rasti i motrës sime

11:11 | 3 Dhjetor 2023
E.H

Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe dy të tjerëve të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademjat.

Pas seancës, vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj ka treguar detajisht se si ka ndodhur ngjarja makabre ndërsa thekson se beson në drejtësinë e Kosovës dhe shton se rastin në fjalë ua kanë lënë në dorë organeve në fjalë.

“Nuk kemi asnjë kontakt dhe informacion me familjen e Naim Murseli, ditën kur e kanë arrestu na kanë thirrë na kanë thënë se është edhe dy ditë e pame për motrën tonë kur kemi kontaktuar me ata pas arrestimit të Naimit, si i dyshuar”.

“Babai im i ka thënë edhe dy ditë të pame i keni mbane, nuk ka pasë dy ditë besë, nuk kemi thënë ashtu”.

“Ne besojmë në drejtësinë e Kosovës dhe çdo gjë e lëmë në dorë të drejtësisë. Le të jetë Liridona rasti i fundit që është vrarë, mos të vritet më asnjë grua, asnjë nënë dhe asnjë motër e jona”, ka thënë Leonardi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme