Një person ka mbetur i vrarë si pasojë e plagëve të marra nga therja me thikë mbrëmjen e sotme në Prishtinë.
Sipas raportimeve, dyshohet se vëllai ka ther për vdekje vëllain.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Daut Hoxha, i cili tha se motivet e vrasjes ende nuk dihen ndërsa e gjithë ngjarja ndodhi si pasoj e një mosmarrëveshje.
“Me datë 27.10.2024 në ora 20:30, Policia në Prishtinë, ka pranuar informatën lidhur me një mosmarrëveshje në Rr.Tirana në Prishtinë. Sipas informacioneve fillestare qe kemi behet fjalë per nje mosmarrveshje mes ty personave, ku dyshohet se njeri ka goditur personin tjeter me nje mjet të mprehtë. Ekipa shendetsore ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Policia është duke u marr me rastin dhe hetime janë duke u zhvilluar nga njesitet kompetente per te sqaruar motivin apo rrethanat tjera që kanë quar deri te ky rast i rëndë”, tha Hoxha./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...