Vëllai ther për vdekje vëllanë në Prishtinë

21:52 | 27 Tetor 2024
E.H

Një therje me thikë dyshohet të ketë ndodhur në Prishtinë, ku një person raportohet se është goditur për vdekje nga vëllai i tij.

Sinjali ka raportuar se sipas informacioneve të para, viktima nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Portali Arbresh.info ka kontaktuar me policinë mirëpo të njëjtit ende nuk kanë dhënë ndonjë informacion në lidhje me këtë rast.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme