Vëllai raporton ish të dashurin e motrës në Rahovec: Nuk po e lë të fejohet

09:10 | 9 Shkurt 2023
A Z

Një rast i kanosjes është raportuar së fundi në Rahovec.

Ankuesi mashkull ka raportuar se një person i dyshimtë i cili kohë më parë kishte qenë në lidhje dashurie me motrën e tij, është duke e kanosur në vazhdimësi dhe është duke e penguar në procesin e fejesës së motrës së tij.

“Rahovec 08.02.2023 – 12:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i cili kohë më parë kishte qenë në lidhje dashurie me motrën e tij, është duke e kanosur në vazhdimësi dhe është duke e penguar në procesin e fejesës së motrës së tij. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme