Google ADS

Vëllai i Rexhep Selimit deklarohet për herë të parë, pas raportimit për sulmin ndaj policit

22:40 | 8 Mars 2018
Arbresh.info

Vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimit, Ramadani, e ka quajtur bishë policin e Kosovës, i cili dyshohet se kishte sulmuar një zyrtar policorë.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook” ai ka thënë se tani ka filluar të qetësohet pas sulmit që ju bë.

“Një gotë verë për të ia uruar 8 Marsin gruas time, pasi që pak e morëm veten nga sulmi i asaj bishe, që për pak na shkatërrojë jetën e që në disa media u spekulu shumë”, ka shkruar Ramadani.

Ndryshe, Selimi ishte arrestuar para disa dite nën dyshimin se e ka sulmuar një pjesëtar të Policisë së Kosovës, gjatë ushtrimit të detyrës së tij zyrtare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme