Google ADS

Vëllai i Fatmir Limaj: Më në fund, po frymojmë aromën e lirisë dhe të drejtësisë

11:44 | 9 Mars 2018
M. A.

Vëllai i zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, Demiri është shprehur i gëzuar me vendimin e drejtësisë për lirimin e tij nga akuzat për krime lufte në rastin “Bellanica”.

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, ka shkruar në profilin e tij në ‘Facebook’, se pas 20 viteve luftë për liri e drejtësi më në fund po e frymojnë aromën e lirisë dhe të drejtësisë.

“20 vite lufte për liri e drejtësi. Më në fund, po frymojmë aromën e lirisë dhe të drejtësisë”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Gjykata Themelore në Gjakove e liroi sot nga akuza zëvendëskryeministrin Limaj për krime lufte.

Limaj në fund të vitit të kaluar u shpall i pafajshëm edhe për rastin e njohur si MTPT.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme