Vëllai i Donjeta Pajazitit për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj: Na ka tronditur, e kuptojmë dhimbjen e familjes

20:55 | 23 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Vëllai i Donjeta Pajazitit, Shkëlqimi, deklaroi se ngjarja e djeshme e vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj e ka bërë të ndihet shumë keq atë dhe familjen e tij ashtu – si edhe gjithë shoqërinë tonë kosovare.

“Ne pak a shumë e kemi pasur të njëjtën dhimbje dhe e kuptojmë tani edhe dhimbjen e familjes së vajzës nga Ferizaj. Jemi ndier shumë të prekur, na ka tronditur. Ishalla drejtësia e zbulon sa më shpejt dhe ia jep një dënim të merituar vrasësit”, tha ai.

Ndërkaq, në lidhje me rastin e motrës së tij, Donjetës, ai për Klan Kosova u shpreh se ka pasur një lloj dështimi në drejtësi, sepse siç tha, s’janë zbuluar të gjithë autorët e krimit dhe arsyeja se pse ka ndodhur vrasja.

“Meqenëse sot teknika ka përparuar shumë dhe me kamera, ishalla punojnë sa më mirë e shpejtë organet e rendit dhe të dihen bashkëpunëtorët”, përfundoi ai.

Ndryshe, 24 vjeçarja Donjeta Pajazitaj me 9 nëntor 2015 ishte parë për herë të fundit nga familja e saj. Ajo pas 6 javësh kërkimi ishte gjetur e vdekur në bjeshkët e Strellcit. Trupi i pajetë i Donjetës ishte i mbuluar me dru.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme