Vëllai i Astrit Ademaj po dyshohet për vrasjen e dyfishtë që ndodhi mbrëmë në Pejë

19:48 | 9 Shtator 2021
Përparim Bublaku

I arrestuari në rastin e vrasjes së dyfishtë mbrëmë në Pejë, të premten do të dal para gjykatës , si i dyshuar për vrasjen.

Ai është vëllai i Astrit Ademaj, njëri nga të vrarit në Pejë, ndërsa që edhe i dyshuari ishte plagosur lehtë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelorë në Pejë, Shkodran Nikçi, tha për arbresh.info, tha se të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve.

“Njëri nga të plagosurit është ndaluar, kurse prokuroria ka caktuar masën e paraburgimit për 48 orë, nesër do të del para gjykatësit. Po bëhen hetime intensive, janë sekuestruar dy armë, po ashtu gëzhojat që janë gjetur në vendin e ngjarjes”, tha ai për arbresh.info.

Nikçi tha se personi i cili po mbahet në paraburgim është i dyshuar për vrasje, teksa shtoi se kanë intervistuar edhe persona tjerë lidhur me rastin.

Ngjarja tragjike ka ndodhur ditën e mërkurë, rreth orës 20:00, në afërsi të një lokali të shkolla Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë”

Astrit Ademaj kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës dhe Blerand Kadrijaj, po ashtu zyrtar i PDK-së kanë mbetur të vrarë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme