Mesdita e 4 dhjetorit nuk ishte e zakonshme për Arianit Shaqirin, zyrtar në komunën e Podujevës.
Shaqiri që mban pozitën e zyrtarit për aktvendime, në vendin e tij të punës ishte sulmuar fizikisht nga ofiqari, Sami Ajeti.
E shkak për sulmin dyshohet të ketë qenë një dokument zyrtarë.
Veç deklaratës në Policinë e Kosovës, ndaj Sami Ajetit që është edhe vëllai i heroit të kombit, Ali Ajeti komuna nuk ka marrë asnjë masë ndëshkuese duke tentuar që gjithë ngjarja të mbetet brenda objektit të komunës.
Burime të arbresh.info në komunën e Podujevës kanë konfirmuar këtë.
“Po Samia është duke vazhduar punën normalisht në komunë”, ka thënë ky burim.
Ndërsa i kontaktuar nga arbresh.info, Arianit Shaqiri nuk ka dashur të komentoi këtë ngjarje.
E Sami Ajeti ka mohuar të ketë qenë sulm fizik. Ajeti për Arbresh.info ka thënë se vetëm i ka hedhur dokumentet Shaqirit.
“Ka ndodhë në afekt, nuk ka qenë konfrontim. Ka qenë për një dokument zyrtarë dhe jemi marrë vesh, nuk ka qenë sulm, ja kam gjuajt dokumentet hunëve”, ka thënë ai.
Ai po ashtu ka shtuar se kërkesa e tij ka qenë ndryshimi i një shkronje në dokument zyrtarë.
“Kanë qenë dokumente zyrtare, ndërrim i një shkronjë dhe nuk e ka kry punën”, ka thënë ai.
Ajeti nuk është ndaluar në Polici, por thotë se është suspenduar nga komuna.
“Jo nuk jam ndalu në Policinë e Kosovës, në komunën e Podujevës jam suspenduar për një muaj deri në vendimin e ardhshëm”, ka përfunduar Ajeti.
Se ka qenë sulm fizik e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e stacionit policor në Podujevë, Antigona Çitaku ka thënë për arbresh.info se rasti është hapur si sulm.
“Po është një rast i hapur, që ka ndodhur me 4 dhjetor në orën 14:00. Dy persona punëtorë të Kuvendit Komunal pas një mosmarrëveshje rreth disa dokumenteve të tyre, njëri nga zyrtaret e sulmon tjetrin. Rasti është i hapur ndërsa ka shkuar në Prokurori”, ka thënë Çitaku.
“ Viktima është A.SH ndërsa i dyshuari është S.A”, ka thënë gjithashtu ajo.
Ka dy ditë që arbresh.info ka kontaktuar me zyrën për informim në Komunën e Podujevës ndërsa ende nuk ka marrë përgjigje./arbresh.info/
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës
Murtezaj për dixhitalizimin e arkave fiskale: Progresi i rad...
Ngritet aktakuzë ndaj Edmond Lajqit për vrasjen e Gjyljeta U...
Lufta në Ukrainë/ Shtatë të vrarë nga sulmet ruse në Sumi, m...
Zaragoza me replikë për Tuchelin: Futbolli luhet me këmbë jo...