Google ADS

Veliu: Vetëm me koalicionin LDK-AKR-Alternativa Kosova ka të ardhme evropiane

12:36 | 31 Maj 2017
Arbresh.info

Kryetari i Podujevës, Agim Veliu ka thënë se me koalicionin e shpresës siç e quajti koalicionin LDK-AKR-Alternativa, është detyruar Kadri Veseli që të tërhiqet nga gara për kryeministër.

Veli tha në hapjen e fushatës së këtij koalicioni në qytetin që drejton ai, në Podujevë se vetëm me koalicionin LDK-AKR-Alternativa, Kosova do ta ketë të garantuar të ardhmen evropiane, shkruan arbresh.info.

“Me koalicionin e shpresës, edhe pse kishte bërë disa muaj fushatë e detyruam të hiqej nga kandidatura për kryeministër, Kadri Veselin. Me koalicionin tonë do ta dërgojmë në opozitë koalicionin e frikës dhe territ për ti hapur rrugë të ardhmes euroatlantike, rrugë të cilën e garanton vetëm koalicionin ynë”, ka thënë Veliu./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme