Ministri i Punëve të Brendshme, gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës ka dhënë detaje të hollësishme rreth aksionit në rastin Karaçeva.
Veliu tha se pas marrjes së informacioneve, drejtoria e për hetimet e krimeve ekonomike dhje korrupsionit, ka pranuar informacione se në zonën kufitare lindje, janë duke u zhvilluar aktivitete të ndryshme kriminale, arbresh.info.
Me qëllim të adresimit të këtij problemi, sipas tij, është themeluar grupi hetimor që ka pasur për detyrë të hetojë pretendimet e cekura në informacionet e pranuara.
Grupi hetimor i përbashkët, sipas tij ishte përbërë nga Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), pasi që është dyshuar se në këtë veprimtari kriminale kanë qenë të përfshirë dhe involvuar edhe zyrtarë policorë.
“Me këtë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Gjilan, prej nga është marrë autorizimi për zhvillimin e hetimeve. Pas kompletimit të hetimeve dhe sigurimit të dëshmive të mjaftueshme më 18 shtator Policia e Kosovës bashkë me IPK ka implementuar planin operativ “Merimanga” në bashkëveprim, i cili ka pasur për qëllim bastisjen dhe arrestimin e kryerësve të veprave penale: Kontrabanda me mallra, organizim i skemave piramidale dhe i bixhozit të paligjshëm, trafikim me njerëz, mundësim apo detyrim në prostitucion dhe ofrim i lokalit për prostitucion.”, tha Veliu.
Operacioni sipas tij, është zhvilluar në lokacione të ndryshme të Kosovës, si: Prishtinë, Lipjan Ferizaj, Viti, Gjilan dhe Kamenicë, dhe atë në 39 lokacione të ndryshme, si dhe janë kontrolluar 28 shtëpi banimi me lokale përcjellëse, 13 të kazinove dhe 2 lokacione të bizneseve
“Gjatë atij operacioni janë arrestuar 23 persona nga Policia e Kosovës dhe 12 zyrtarë policor nga IPK. Policia e Kosovës atyre ditëve ka qenë në kërkim edhe të shtatë personave, të cilët më vonë janë vetë dorëzuar dhe kanë kapur gjatë tentim kalimit ilegal të kufirit”, ka thënë ministri Veliu.
Gjatë këtij operacioni, sipas tij janë konfiskuar 252 aparate të lojërave të fatit, dy aparate të të lojërave të fatit Rolet, 6576 euro para të gatshme, 163, 650 dinar, dy pushkë të gjata, tri pistoleta, 63 kokë kafshësh të sekuestruara, 322 matrikula të kafshëve, 149 pasaporta të kafshëve, 65 certifikata të kafshëve, llapropë, DVD me incizime, etj.
Të gjithë personat e arrestuar dhe ata që janë në kërkim nga Policia e Kosovës, sipas ministrit Veliu i përkasin nacionalitetit shqiptar, ndërsa zyrtarët e arrestuar nga IPK, nëntë prej tyre i përkasin nacionalitetit shqiptar, ndërsa tre atij serbë./arbresh.info/
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK