Zgjedhjet e 22 tetorit, sipas rezultateve të KQZ, quan në balotazh edhe dy kandidatët për kryetar të Podujevës.
Sipas këtyre rezultateve, subjekti i parë del të jetë Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me Agim Veliun me 48.27 përqind.
Ndërsa Lëvizja “Vetëvendosje” për herë të parë ka arritur që të shkojë në balotazh me LDK-në.
Kandidati i kësaj partie, Ajet Potera, ka arritur t’i mbledhë 29.80% të votave të fituara.
Mirëpo, partia e Isa Mustafës shprehet e bindur se nuk do të ketë zgjedhje të dyta lokale në Podujevë.
I kontaktuar nga “Indeksonline”, Agim Veliu thotë se nuk kanë shkuar në balotazh dhe një gjë e tillë ende nuk dihet pa u bërë të ditura rezultatet e të votave me kusht.
“Unë mendoj që nuk kam shku në balotazh, duhet të bëhet edhe numri i votave me kusht dhe në fund të kuptojmë rezultatet”, është shprehur kryetari Agim Veliu.
Ndryshe, vlen të theksohet se ishte edhe organizata Demokracia në Veprim e cila dje shpalli fitues pa balotazh kryetarin Veliu.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...