Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka takuar Koordinatorin Shtetëror për Dialog, z. Skender Hyseni.
Veliu, ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi është informuar nga Hyseni rreth përgatitjeve që po i bënë Republika e Kosovës në ballafaqimet që do t’i ketë në dialogun me Serbinë.
“Sot, prita në takim Koordinatorin Shtetëror për Dialog, z. Skender Hyseni, me të cilin diskutuam për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Biseduam për përgatitjet që po i bënë Republika e Kosovës në ballafaqimet që do t’i ketë në dialogun me Serbinë si dhe aspektet e ndryshme të sigurisë që lidhen drejtpërdrejtë me procesin e negociatave”, ka shkruar Veliu në Facebook.
Ai, po ashtu ka thënë se bashkë me Hysenin kanë vlerësuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara në punën që po bëjnë me qëllim që pas negociatave të arrihet deri tek marrëveshja finale mes dy shteteve, e që është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve./arbresh.info/
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë