Ka filluar seanca plenare, ku në interpelancë do të jetë ministri i punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu.
Deputetja e kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, i ka kërkuar ministrit Veliu, të raportoj për patrullimin dhe hyrjen e xhandarmërisë serbe në Karaçevë, shkruan arbresh.info.
“Me 7 gusht territori i Kosovës, është cenuar, kurse qytetarët e fshatit Karaçevë janë terrorizuar nga hyrja e patrullimi i uniformuar nga pjesëtarët e Serbisë. Kushtetuta e Kosovës, neni 2, paragrafi 2, përcakton se sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës, është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm”, ka thënë ajo.
Ajo tha se patrullimi i xhandarmërisë serbe, u xhirua nga banorët e fshatit Karaçevë, e kjo është papërgjegjësi e institucioneve tona të sigurisë.
Ndërkaq, ministri Veliu, për këtë çështje ka thënë se janë parë xhandarmëria serbe duke lëvizur në atë pjesë, i kam përcjellur në media.
“Gjatë muajit të kaluar kemi qenë dëshmitarë të raportimeve si nga mediat po ashtu edhe nga e zyrtarëve vendor e ndërkombëtar se rreth personave që kanë hyrë në territorin e Kosovës. Kam adresuar këtë çështje edhe në sistemet e sigurisë së Kosovës por edhe në prezencën e KFOR-it”, ka thënë Veliu.
Ai ka deklaruar se ka pasur takime të vazhdueshme sa i përket kësaj çështje.
“Kam pasur takime të vazhdueshme me KFOR-in dhe me Policinë e Kosovës. Me datën 7 gusht rreth orës 17:30, janë vërejtur lëvizje të forcave ushtarake të serbëve, në fshatin Karaçevë. Nga kabineti im janë kontaktuar personat relevant, e kemi biseduar me persona përgjegjës.
Mos prezenca e Policisë kufitare në atë pjesë të nga maji i vitit 2014 ka pamundësuar kontaktet me qytetarët, në këtë pjesë janë shtuar aktivitete kriminale e ndër kufitare, siç janë lojërat e fatit, kalimet ilegale, kontrabandimet me mallra si dhe prerjet ilegale të pyjeve, ka thënë ministri Veliu./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/652889498960327
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...