Veliu: Policia e Kosovës do të ketë vëmendje të veçantë nga Ministria e Brendshme

11:43 | 25 Shkurt 2020
M. A.

Ministri i MPBAP-së, Agim Veliu, ka vizituar Policinë e Kosovës ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Rashit Qalaj.

Ndonëse takimi u zhvillua pa pranin  e mediave në zyret e Policisë, Veliu  vizitën e ka vazhduar edhe në Kampin e Vrellës, në Sllatinë ku edhe u deklarua për media.

Me këtë rast ministri Veliu, tha se  Policia e Kosovës ka sfida të mëdha, megjithatë sipas tij po ia del shumë mirë në punën që po e bën.

“Jam i kënaqur më këtë pritje. Ju premtoj se do ta keni vëmendjen e veçante dhe përkrahjen e veçante sepse ju jeni ata që e ruani rendin dhe qetësinë ne vend. E di që Policia e Kosovës ka sfida të ndryshme para vetës e kështu që ka shënuar rezultate të mira në punë e kështu që do të punohet që policia e Kosovës të ketë edhe më shumë ngritje”,  tha ministri Veliu.

Ndërkaq, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës, Rashit Qalaj, me ketë rast falënderoi ministrin për vizitën e tij.

“Ne kemi pasur rezultate të mira gjatë vitit të kaluar dhe po ashtu presim edhe rezultatet edhe në këtë vit. Ne e kemi për obligim të mbrojmë qytetarin e vetëm qytetarin. Policia e Kosovës krenohet me njësite policore që ka”, tha Qalaj.

Në fund tha se presim edhe që vitin e ardhshëm të tregojnë edhe më tepër rezultate.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme